Rikthimi i Bakajokos shumë afër, zbulohet plani i Milanit

Rikthimi i Tiemue Bakajokos duket pranë realizimit.

Lojtari prej më shumë se një jave ka arritur marrëveshjen me Milanin në bazë të së cilët do të përfitojë 3 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhme.

Në kontratën e tij do të përfshihen edhe një sërë bonusesh, teksa fillimisht ai do të jetë alternativa e Kesit në mesfushë.

Problemi i Milanit tashmë mbetet gjetja e një akordi me Çelsin.

Maldini e Masara mendojnë ta huazojnë lojtarin kundrejt një pagese teksa në fund të sezonit të ardhshëm të realizojnë blerjen e tij për 18-20 milionë euro.

Anglezët pretendojnë të paktën 25 milionë euro, por puna bindëse e drejtuesve kuqezinj pritet të sjellë fryte konkrete.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu