Rikthehet “dashuria” me talentin belg, në janar sulmi i Milanit për fantazistin 20-vjeçar!

Maldini dhe Massara punojnë pa u lodhur për t’u përpjekur t’i japin Piolit lojtaret e duhur per tani dhe për Milanin e së ardhmes.

Drejtuesit kuqezi nuk arriten të marrin një mesfushor të vërtetë sulmues i cili mund të alternohet me Brahim Diaz gjatë sezonit: Junior Messias ka ardhur, por ai është më shumë një lojtar krahu i djathtë.

Por nëse Milani dëshiron të fillojë të thotë fjalën e tij edhe në Evropë, ata duhet të kenë të paktën dy lojtarë të të njëjtit nivel për pozicion: në këtë mënyrë, polemikat gjithashtu do të shmangen për shkak të dëmtimeve të ndryshme të lojtarëve, të cilët do të zëvendësohen nga të tjerët me të njëjtën cilësi.

Sipas thashethemeve të fundit të tregut, Milani i ka vënë përsëri sytë te Charles De Ketelaere. Drejtuesit tashmë kishin menduar për të në verë, por nuk arriten dot te mbyllnin kete transferim.

Mesfushori i ri i Club Brugges do të ishte përforcimi i duhur për të forcuar repartin e avancuar te skuadrës së Piolit.

De Ketelaere luajti 90 minuta në Ligën e Kampionëve kundër PSG, ndeshje e cila përfundoi 1-1. Për të në Jupiler League tashmë 3 gola dhe 2 asistime në 7 ndeshje. Kompania belge nuk ka gjasa që ta lere te largohet me një ofertë prej më pak se 25 mln euro.

Kontrata e 20-vjecarit skadon në vitin 2023 dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin.

Nuk përjashtohet që Maldini dhe Massara të përpiqen të sjellin xhevahirin e Brugge në Milano tashmë në këtë merkato dimërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu