Rike Roçi i kundërvihet kapitenit Romagnoli dhe i bën thirrje Milanit: Shiteni! Nuk e shoh dot…

Lënia në stol e Alessio Romagnolit ditën e ndeshjes Roma-Milan ishte lajmi që shumica e tifozëve kuqezi prisnin duke qenë se në vend të tij do të zbriste në fushë Fikayo Tomori, i ardhur në huazim me të drejtë blerje gjatë merkatos së janarit.

Edhe drejtori teknik, Paolo Maldini, ka folur për këtë “përjashtim” të kapitenit duke pranuar se “ishte i mërzitur për këtë zgjedhje të trajnerit, por duke luajtur kaq shpesh ka edhe rrotacione. Nëse Milani ndodhet këtu, pra 17 pikë më shumë se sa një vit më parë, meritë është edhe e tij”…

Edhe trajneri Pioli u mundua me diplomaci të largonte çështjen, duke u shprehur se “do të më duhet të bëj disa vlerësime dhe Romagnoli ka luajtur shumë ndeshje. Tomori ka personalitet”

Por, nëse në klub përdorin diplomaci, Rike Roci, tifozja e zjarrtë e Milanit, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali dhe përkatësisht në Milano, ka shpërthyer në profil Instagram të Milan Club Albania te një postim për lënien në stol të kapitenit Romagnoli.

“Më mirë ta shesin fare se nuk shoh dot me sy me fashion e kapitenit”…

Një koment pikant që ka marrë edhe shumë pëlqime dhe tregon se tashmë tifozët janë lodhur me paraqitjet e njëpasnjëshme të dobëta të Romagnolit dhe se duan Tomorin titullar gjithmonë përkrah Kjaer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu