Repubblica – “Super League, Maldini shmangu diskutimin e Gazidis të hënën. Prapaskenat”

“Nuk isha i përfshirë në projektin e Super League sepse askush nuk më tha asgjë dhe pasi doli komunikata e mora vesh, ashtu si të gjithë tifozët. i kërkoj ndjesë të gjithëve, edhe pse nuk kisha gisht dhe nuk isha informuar. Besoj te meritokracia”…

Përpara ndeshjes Milan-Sassuolo, drejtori teknik Paolo Maldini foli kështu në lidhje me Super League dhe pozicionin e tij.

Drejtori Teknik, duke u kërkuar falje tifozëve, tha se nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

 La Repubblica, në stendat e lajmeve këtë mëngjes, raporton një sfond të lidhur me lindjen e konkursit të ri.

Pas natës së gjatë të dielën, kur lindi Super League, Ivan Gazidis donte t’u fliste për këtë çështje lojtarëve në Milanello.

Një ide e shpjegimit e hedhur poshtë nga Paolo Maldini, i cili do të kishte kërkuar dhe marrë që fokusi të ishte në fushën e lojës dhe ndeshjen kundër Sassuolo, në mënyrë që të mos përziheshin çështjet e menaxhimit me ato sportive…

E ndërsa flitet për faktin se mes Maldinit dhe Gazidis ka fërkim, e vërteta është se mes të dyve raportet janë të shkëlqyera që prej kohës kur iku Boban dhe u ulën dhe biseduan.

Natyrisht, vendimmarrjet për të ardhmen e klubit në aspekt menaxherial i ka gjithmonë Gazidis dhe Elliott që e ka vendosur, përfshirë këtu presidentin Scaroni që është ura lidhëse me qeverinë italiane të futbollit.

Maldini nuk do të ketë asnjë përçarje me Gazidis dhe projekti i nisur do të vazhdojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu