Repubblica – “Largimi i Kessie-t? Jo edhe aq i sigurtë. Ja çfarë po ndodh”

Milani është plotësisht i fokusuar në ngjarjet në fushë dhe rezultatet po vijnë. Ekipi po bën shumë mirë, edhe pse kontributi i Franck Kessie deri më tani nuk ka qenë në nivelin e sezonit të kaluar…

Duke luajtur në Lojërat Olimpike të Tokios dhe duke filluar vone stërvitjet në Milanello, afrikani u kushtëzua jo pak. Dhe kush e di nëse çështja në lidhje me rinovimin e kontratës (përfundon në qershor 2022) po ndikon gjithashtu te ai në një farë mënyre.

Paolo Maldini para Juventus-Milan saktësoi se bisedimet me agjentin George Atangana kanë vazhduar për një vit e gjysmë. Marrëveshja ende nuk ka arritur, ekziston një distancë midis ofertës dhe kërkesës për rrogen. Klubi Rossoneri ka propozuar një pagë prej 5 milionë eurosh për të shkuar në 6.5, por agjenti ka kërkuar rreth 8 milionë.

Bisedimet duken të ndërlikuara. Sot La Repubblica, megjithatë, shkruan se mund të përfundohet pozitivisht para fundit të vitit.

Do të shohim nëse do të shkojë vërtet kështu. Gjithashtu sepse nga fillimi i vitit 2022 mesfushori i Fildishtë mund të nënshkruajë për një klub tjetër, prandaj do të ishte e rëndësishme që të mbylleshin negociatat deri në afatin e fundit të vitit 2021.

Tifozët e Milanit janë pak të zemëruar me Franck për mosrespektimin e fjalëve të tij në fund të korrikut, kur ai tha se donte të rinovonte nga Lojërat Olimpike të Tokios dhe se nuk kishte asnjë dyshim për këtë. Të gjithë prisnin që kur të kthehej nga Japonia të nënshkruante menjëherë kontratën e re. Por…

Maldini dhe Massara shpresojnë të gjejnë marrëveshje të plotë me Atangana, i cili ndërkohë ka oferta nga jashtë për t’u vlerësuar. Përveç PSG -së së zakonshme, klubet e Premier League kanë vënë në shënjestër edhe Kessie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu