Seria A ka luajtur javën e parë të vitit 2021 teksa natyrisht ishte e 15-ta e edicionit 2020-21, ku vazhdon të kryesojë Milani i Stefano Piolit me 37 pikë të grumbulluara (vetëm 8 pikë më pak se perfeksioni, me 45 në dispozicion)

Në krahasim me një vit më parë, Milani ka 17 pikë më shumë. Interi i Contes ka vetëm dy më shumë pavarësisht nga tetë fitoret radhazi.

Sassuolo bie në sy me një +8 pikë më shumë pavarësisht humbjes së thellë ndaj Atalanta. Lazio duket larg ekipit të vitit të shkuar, duke qenë -11 pikë më pak.
Më keq vetëm Cagliari me gjysmën e pikëve të sezonit të shkuar në këtë periudhë.
RENDITJA PAS 15 JAVËSH
Milan 37 (+17 pikë nga vjet)
Inter 36 (-2)
Roma 30 (+1)
* Napoli 28 (+7)
* Juventus 27 (-9)
Sassuolo 26 (+8)
* Atalanta 25 (-3)
Hellas Verona 23 (+5)
Lazio 22 (-11)
Benevento 18 (në Serinë B)
Sampdoria 17 (+5)
Bologna 16 (=)
Fiorentina 15 (-1)
* Udineze 15 (=)
Cagliari 14 (-15)
Parma 12 (-9)
Torino 11 (-9)
Spezia 11 (në Serinë B)
Genoa 11 (=)
Crotone 9 (në Serinë B)
* = Një ndeshje më pak