RENDITJA IFFHS: Milani i Piolit fiton 155 pozicione nga viti 2019, parakalim i frikshëm!

IFFHS ka publikuar renditjen e ekipeve më të mira të futbollit të vitit kalendarik 2020. Organi, i cili merret me statistika dhe rekorde (individuale dhe të tjera) në lidhje me historinë e futbollit në garat e organizuara nga FIFA, ka vendosur që për vitin e kaluar, klubi më i mirë të jetë Bayern Munchen.

Podiumin e kësaj renditje e plotësojnë Palmeiras dhe PSG. Po në çfarë pozicionesh janë klubet e Serie A dhe Milani? i pari i renditur në mesin e klubeve në Itali është Interi (i katërti), i ndjekur nga Milani dhe Juventusi, përkatësisht i gjashti dhe i shtati.

Në vendin e pestë është Manchester City. Ekipi i Stefano Pioli fitoi 155 pozicione krahasuar me vitin 2019.

Prandaj, Italia numëron 3 klube në Top 7 të botës duke arritur kështu rezultatin më të mirë që nga viti 2006.

Këtu është renditja e 10 skuadrave më të mira, të cilat nuk përfshijnë Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona:

1) Bayern Mynih – 260 pikë

2) Palmeiras – 230

3) PSG – 226

4) Inter – 223

5) Manchester City – 221

6) Milano – 220

7) Juventus – 218

8) Sevilja 213

9) Manchester United – 212

10) Arsenal – 206

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu