Ai ishte një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së mahnitshme të Lille, dominuesi absolut i mesfushës. Renato Sanches komentoi për fitoren 3-0 kundër Milanit:
“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, shënuam tre gola dhe mund të kishim shënuar më shumë. Dhe nuk pësuam asnjë gol. Ishte një paraqitje e madhe ndaj një ekipi të madh. Ne bëmë gjithçka në rregull.
Unë jam gjithashtu i kënaqur me performancën time. Kur luan në një stadium si ky, kundër një ekipi kaq historik, gjithmonë duhet të japësh gjithçka, dhe kjo është ajo që unë bëra”.
“Jam shumë i lumtur për hat-trick të Yusuf Yazıcı, veçanërisht sepse ai ka rikuperuar së fundmi një dëmtim të rëndë. Ai ka punuar shumë dhe i meriton të gjitha këto.
Thjesht duhet të vazhdojë kështu. Sigurisht që do të kualifikohemi. Jam plotësisht i bindur. Ne po punojmë shumë, po luajmë mirë dhe nuk kam dyshime për kualifikimin”.