Rekordet e Ibrahimovic vazhdojnë! Suedezi “hesht” dhe poston dy data në Instagram

“1) 06/19/2021 – 2) 09/12/2021”.

Kështu Ibra, përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, tregoi imazhet e gjurit të operuar që e mbajti atë larg fushave për 4 muaj (19/06/2021) dhe ngazëllimi në golin e sotëm në fitoren e madhe kundër Lazios (12/ 09/2021).

Për Zlatan ky ishte goli i parë për këtë sezon dhe tashmë i radhës në plot 23 sezone radhazi, duke vendosur një rekord.

Por, veç kësaj, suedezi u fut në historinë e Serie A dhe te “top 5” lojtarët me moshë më të madhe që kanë shënuar: Costacurta, Piola, Vierchoëod dhe Totti.

Zlatan u bë i huaji më i vjetër që ka shënuar në Serie A (duke mposhtur rekordin e Bruno Alves, 39 vjeç 5 muaj e 19 ditë)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu