Rekord, gola, kualitet. Çfarë mbylljeje për 38 vjeçarin energjik

during the Serie A match between AC Milan and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on August 1, 2020 in Milan, Italy.

Mbrëmja e mbylljes së kampionatit 2019-2020 është akoma në shenjën e Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi nuk ka qenë asnjëherë banal, që kur është kthyer në “Serinë A”.

Milani duket se nuk bën dot pa futbollistin e tij më me peshë, i cili kundër Cagliari-t ka rezultuar dominant, me të disatën provë deçizive: gol, kualitet, madje edhe me një penallti të fituar e më pas të gabuar.

Ibrahimovic, siç kujton Gazzetta dello Sport, ka kaluar rekordin e Silvio Piola: është futbollisti më i “vjetër” që ka shkuar në “Serinë A”. 38 vjeç e 302 ditë, Ibra ka kaluar bomberin legjendar të viteve ’30-‘40.

Dhe tani të gjithë presin të shumëpërfolurën, rinovimin e kontratës.

Kur në mes është Mino Raiola për Milanin është gjithmonë një kurth, por përshtypja është se Ibra don të lidhet akoma me Milanin.

Nuk është një çështje parash, por mundësish dhe projektesh.

Fjalët e Paolo Maldini-t janë të qarta:

“Jemi të bashkuar në qëllime dhe duam që Ibrahimovic të rrijë “./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu