“Refuzoj ta pranoj, e pashjpegueshme! Nuk i takon Milanit kjo gjë!”

Milani në fund të sezonit të kaluar nuk ishte në gjendje të mbante Gianluigi Donnarumma, i cili përfundoi me një transferim falas te Paris Saint Germain. Megjithë ofertën e lartë për rinovimin e kontratës, portieri preferoi të transferohet në Paris.

Një vendim që tifozët kuqezi nuk e falin. Nuk është rastësi që në ndeshjen e fundit të Italisë në San Siro pati brohoritje kundër tij. Dhe madje edhe para kësaj, Curva Sud Milano kishte shfaqur një flamur shumë të ashpër në qytet. Në mjedis është e qartë për këdo që është përgjegjës për divorcin…

Zvonimir Boban beson se Milani gjithashtu ka gabimet e tij. I pyetur nga Sportweek mbi këtë temë, qëndrimi i tij ishte i qartë:

“Nuk ishte e drejtë të hiqej dorë nga Donnarumma. Nuk i takon Milanit kjo gje! Unë e kam te veshtire ta pranoj, madje refuzoj!

Pavarësisht se Maignan eshte një portier i shkëlqyer. Nëse e mendojmë Milanin si një klub të madh, ata nuk mund të humbasin më të mirin në botë në rolin e tij. Ai është një fenomen, ai që mund të hyjë në historinë e futbollit. Nuk mund ta justifikoj largimin e tij”.

Boban, një ish menaxher i Milanit dhe tani aktiv në UEFA, mendon se kuqezinjtë kanë bërë një gabim.

Ai nuk është i vetmi që mendon kështu, por shumica besojnë se faji qëndron tek vetë Donnarumma dhe agjenti i tij Mino Raiola.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara kishin bërë një ofertë të pasur për të zgjatur kontratën (8 mln euro), por ishte portieri në marrëveshje me agjentin e tij qe vendosi të mos e pranonte atë dhe të shkonte falas te PSG….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu