RECORD | Goditje nga Portugalia: 40 mln euro! Maldini nis negociatat me mikun Rui Costa?

Siç u zbulua tashmë dje, disa vëzhgues të Milanit shkuan në Estadio da Luz në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje. Sigurisht jo për një udhëtim kënaqësie, por për të parë ndeshjen Benfica-Barcelona të Ligës së Kampionëve drejtpërdrejt dhe për të marrë disa shënime mbi disa nga talentet në fushë…

Sot shtypi portugez, në veçanti gazeta Record, konfirmon gjithçka dhe jep emrin e lojtarit që skautët milanezë do të kishin ndjekur të mërkurën. Ky është sulmuesi i ri i Benfica që çmendi mbrojtjen e Barçës.

Darwin Nunez do të kishte përfunduar në shenjestren e Milanit si një përforcim i mundshëm në sulm. Një qendërsulmues dinamik dhe shumë teknik, i lindur në 1999 i cili gjithashtu luan në ekipin kombëtar të Uruguajit.

Për shumë njerëz ai është trashëgimtari i caktuar i Edinson Cavani, pasi ato kanë shumë të ngjashëm fizikun dhe karakteristikat e tjera.

iç u përmend, gazeta lusitaniane Record ka nisur zyrtarisht kandidaturën e Milanit për Nunez. Por Rossonerët duhet të përballen me një rival të drejtpërdrejtë: duket se Interi ka vënë në shënjestër uruguajanin 22-vjeçar si një objektiv të mundshëm në të ardhmen.

Prandaj pritet një derbi i merkatos ndërkombëtare. Milani dhe Interi në vitin 2022 me siguri do të duan të fokusohen te profili i Nunez qe do t’i përshtatej të dyve, duke pasur parasysh se ai pasqyron prototipin e sulmuesit modern, fleksibël dhe fizikisht të madh.

Nunez u ble nga Benfica në vitin 2020 për 25 milionë euro nga Almeria, klubi spanjoll që peshkoi sulmuesin e ri nga Amerika e Jugut kur askush nuk e njihte. Sot kostoja e kartonit është rreth 40 milionë euro.

Nuk do të jetë e lehtë të ulësh kërkesat e ‘Shqiponjave’ Portugeze, të cilat historikisht përfaqësojnë një dyqan shumë të shtrenjtë për talentet e tyre.

Milani dhe Interi do ta provojnë duke pasur parasysh merkaton e ardhshme verore. Avantazhi i Milanit mund te jete Rui Costa, qe do te behet president i Benfica-s se shpejti edhe zyrtarisht…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu