Recoba: Milan, kujdes te merkato! Ibra? Po ju them që te Interi dridheshin…

“Bobo TV”, pas bllokimit, është bërë një pajisje e vërtetë për tifozët e futbollit. Nga Instagram, debati është zhvendosur në platformën “Tëitch” dhe vazhdon të ketë mijëra ndjekës.

Me këtë rast, Christian Vieri, Nicola Ventola dhe Lele Adani ftuan Alvaro Recoba, ish-lojtar i Interit.

 Uruguajani foli, ndër të tjera, për cilësitë e Zlatan Ibrahimovic, duke kujtuar episodet nga kohërat kur ata ishin shokë të ekipit te Interi.

“Ibrahimovic është një futbollist që të intimidon. Mua nuk më ndodhte sepse isha i përgatitur dhe nuk kisha kështu probelmesh por po ju them se kishte disa lojtarë që dridheshin përpara tij. Zlatan është Zlatan”.

Sa i përket merkatos së Milanit në janar, Recoba ka një mendim: “Natyrisht që çdo klub ka nevojë për fuqizime, po për mua më shumë kanë nevojë Interi dhe Juventusi që janë pas Milanit. Sepse Milani ka gjetur ekuilibrin me gjithë grupin dhe ndonjë element që afrohet mund të rrezikojë ta prishë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu