Rebic tregon problemin e tij dhe premton: Pas disa ndeshjesh, do të jem 100%. Calha? Rinisi si zakonisht…

Më në fund… Ante Rebic. Dëmtimi i tij dikur në fazën e parë ndaj Crotone e ndali jo pak pasi qëndroi gati 2 muaj jashtë, të cilave iu shtua edhe Covid-19 për të penguar rritjen e tij.

Por, tani duket se pas “shiut” po kthehet “dielli” dhe kroati sot realizoi dy gola brenda 1 minute. Duke folur në mikrofonat e MilanTv, Ante Rebic komentoi paraqitjen.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola, por mbi të gjitha që kemi fituar. Tani ne jemi duke menduar ndeshje për ndeshje dhe për të sjellë në shtëpi sa më shumë pikë të jetë e mundur”

Milani  rikthehet në krye…

“Ne kemi punuar mirë gjatë gjithë javës. E dinim se nuk ishte një ndeshje e lehtë, por e përballuam mirë”.

Kthimi i Calhanoglu?

“Hakan është një lojtar shumë i fortë. Ai rinisi të bënte atë që di të bëjë. Kjo është shumë e rëndësishme”

Si është gjendja fizike?

“Tani ndihem mirë. Kam pasur pak shqetësime pas Covid. Më duhen disa ndeshje për t’u kthyer në 100% por ndihem mirë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu