Ante Rebic është zyrtarisht i Milanit dhe periudha e huazimit ka mbaruar që tani, pasi si kuqezinjtë, ashtu edhe Frankfurt, vendosën që të mbajnë përfundimisht dy futbollistët që kishin shkëmbyer verën e shkuar…
Milan e njoftoi atë në një shënim dhe sqaroi dhe se rinovimi për sulmuesin kroat ka ardhur deri në 30 qershor 2025.
“Jam shumë i lumtur që vazhdoj historinë time me Milanin – tregon Rebic për kanalet zyrtare të klubit në një intervistë që do të transmetohet nesër – Kam punuar shumë, trajneri më dha besim dhe shfrytëzova mundësitë duke treguar se kam cilësi për të luajtur për këtë ekip”.
“Vitin e kaluar shënova 12 gola, bëra mirë por shpresoj të bëj edhe më mirë”.