Rebic te Milani e kryer, ja kur pritet zyrtarizimi! Zbulohet edhe rroga e kroatit

Andre Silva është zyrtarisht një lojtar i ri i Eintracht Frankfurt dhe ka firmosur me ekipin gjerman deri në vitin 2023, pasi huazimi nga Milani skadonte në qershor 2022!

Dje njoftimi për blerjen përfundimtare nga bardhezinjtë dhe tani është radha e Ante Rebic te Milani. Sulmuesi kroat në fakt do të jetë një lojtar kuqezi, por të gjithë jemi kuriozë të zbulojmë vlerën e kartonit, pasi janë dy operacione të shkëputura!

Carlo Pellegatti, gazetari i Milanit, njofton se sot do të vijë edhe komunikata zyrtare. Deklarata për shtyp pritet për orët e ardhshme ose të shtunën!

“Rebic do të fitojë 3 milion euro neto në sezon dhe në këtë merkato nuk duhet të ketë lajme të tjera në lidhje me sulmin, tani i kompletuar me kroatin, Leao, Ibrahimovic dhe Lorenzo Colombo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu