Firma e Rebic deri në vitin 2025 te Milani ishte e pritshme duke parë që vetëm dy ditë më parë Frankfurt zyrtarizoi Andre Silva deri në vitin 2023…
Boshti Itali-Gjermani gjeti gjuhën e përbashkët pa pritur fundin e huazimit deri verën e ardhshme (sipas kontratave).
Por, misteri se sa realisht u paguan Andre Silva dhe Rebic nga Franfkurt dhe Milan ndoshta do të zbulohej plotësisht kur të publikohen bilancet e klubeve…
Deri atëherë, shumë mister dhe hipoteza. Dy nga të cilat i ka publikuar sot Gazzetta dello Sport, duke u nisur nga komunikata e Frankfurt: “Dy klubet kanë vendosur mos publikojnë detajet e transferimit”…
Spektator i kësaj tratative të ndjekur dhe mbyllur brenda 48 orësh nga Fali Ramadani është Fiorentina e Commisso, që zotëron 50% të kartonit të kroatit.
Hipoteza 1 – Sipas “Bild”, hipoteza e parë është blerja e Andre Silva 9 mln euro nga Frankfurt dhe Rebic me zero te Milani. Kuqezinjtë humbasin disa para te portugezi, por i fitojnë te kroati, që peshon zero te bilanci i kartonit. Praktikisht, Milani ka vlerësuar Silva 34 mln euro kurse Frankfurt Rebic 25 mln euro. Kështu kuqezinjve u është paguar diferenca 9 mln euro dhe kaq!
Hipoteza 2 – Gazzetta flet për dy këste prej 9 mln eurosh për Andre Silva dhe po e njëjta rrugë për Rebic. Kështu Fiorentina do të fitonte 4.5 mln tani dhe po aq në 2021! Por, gjithçka mbetet për tu parë.