Rebic nuk ia del, dyshimet e Piolit dhe dy balotazhe! Gjithçka lidhet me krahun e Hakimit…

Duke përjashtuar lajmet e bujshme në orët e fundit përpara ndeshjes, Inter-Milan duhet të luahet rregullisht të shtunën në “San Siro”.

Stefano Pioli, siç është shkruar nga Gazzetta dello Sport, mendon për formacionin që do të luhet kundër ekipit zikaltër.

Në portë padyshim që do të jetë Gianluigi Donnarumma. Para portierit Calabria, Kjaer, Romagnoli, i cili kthehet pas thuajse 3 muajsh mungesë, dhe Theo Hernandez.

Në mesfushë Kessie dhe Bennacer janë të palëvizshëm, ndërsa gjithashtu një tjetër gur në tabelën e shahut të trajnerit është Hakan Calhanoglu si fantazist.

Sulmi padyshim do të drejtohet nga Zlatan Ibrahimovic, i cili është përsëri në dispozicionin e teknikut kuqezi pas koronavirusit.

Dyshimi është tek krahët. Në të djathtë Alexis Saelemaekers është në balotazh me Samu Castillejo, (belgu është i preferuar për momentin), ndërsa në të majtë është një pikëpyetje e madhe midis Rafael Leao dhe Brahim Diaz.

Portugezi duket se ka një avantazh të vogël, por ish-Real Madrid raportohet në formë të shkëlqyeshme, siç ka treguar edhe në Under 21.

E gjithë kjo vjen pas dëmtimit të Ante Rebic. Kroati kohët e fundit i është nënshtruar një terapie konservatore dhe sot – sipas MilanNeës – pas kontrollit, nuk do të rrezikohet.

Por, ajo që më shumë duhet theksuar është fakti se në krah të djathtë te Interi operon Hakimi, që do të ketë përballë Theo Hernandez.

Francezi do të dalë më pak në sulm për të mos lënë boshllëqe mbrapa ose një nga sulmi do ta ndihmojë dhe si Leao, ashtu edhe Diaz, nuk preferojnë shumë të kthehen, një punë që e bën me kënaqësi Saelemaekers, që mund te dhe të vendoset i majtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu