Rebic – Milan nje enderr per mua!

Milan nje enderr per mua – keto kane qene fjalet e para te lojtarit me ri kuqezi Ante Rebic i cili u prezantua sot perpara mediave italiane!

Te Frankfurt jam permirsuar shume ne krahasim kur erdha ne Itali ne moshe te re. Kam bere mire dhe me kombetaren kroate tani ndjehem me i forte. E di qe me pret nje konkurence e madhe te Milan po jam gati per gjithcka jam nje luftetar dhe do te respektoj vendimet e trajnerit – shprehet sulmuesi kroat ne konferencen per shtyp ne Milanello sot.

Kam bere disa seanca stervitore me skuadren dhe shpresoj te bejme nje sezon te madh. Diten e derbit mbush 26 vjec dhe shpresoj te fitojme, nuk e di nese do luaj mire apo jo por e rendesishme eshte te fitojme.

Inter? Une nuk di asgje maksimumi kane kontaktuar menaxherin tim, ndersa une sapo mora vesh per Milanin i thashe ta mbyllim direkt, fola dhe me babain dhe me keshilloi te shkoja te kuqezinjte.

Boban? Dija shume per Milanin dhe historine e saj perpara se te vija ketu, me Boban kemi folur vetem se duhet te jem gati per nje sezon te forte, me ka keshilluar shume!

Giampaolo? Nuk e njihja me pare por me ka krijuar pershtypje te mira, jam gati te luaj 4-3-3 apo dhe si sulmues i dyte, jam gati te luaj ne cdo pozicion qe deshiron trajneri..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu