Rebic i skualifikuar në Europa League, Milani e fut në listë! Motivi është “strategjik”

Ditën e sotme, Milani azhornoi listën e UEFA-s për Ligën e Evropës, duke përfshirë fytyrat e reja: Tatarusanu, Tonali dhe Brahim Diaz.

Në listën e përfunduar nga kuqezinjtë është edhe Ante Rebic, i cili, megjithatë, nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Shamrock Rovers.

Më shumë se një vit më parë, futbollisti i lindur në Split mori një skualifikim prej 5 raundesh nga UEFA, që më pas u “reduktua” në vetëm 3 raunde.

Prandaj, Milan ka përfshirë Rebic në listë për t’i hequr atij të gjithë skualifikimin: nëse kuqezinjtë fitojnë të 3 raundet paraprake dhe shkojnë në grupe, atëherë kroati do të jetë i pranishëm dhe rregullisht në fushë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu