Ante Rebic ka bindur plotësisht Milanin.
Pas muajve të parë praktikisht anonim, në 2020 kroati e mori veten.
Ka shënuar 12 gola, duke rezultuar golashënuesi më i mirë i skuadres.
Sulmuesi ka qenë shumë herë vendimtar me rrjetat dhe lojën e tij. Ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm dhe Stefano Pioli ka qenë i aftë pasi ka arritur ta “shfrytëzojë” më së miri. Dhe duket se do ketë akoma përmirësim në sezonin e ardhshëm.
Në këto ditë Fali Ramadani, agjent i Rebic, ishte në Milano.
Corriere della Sera shpjegon se Milan ka konfirmuar qëllimin për të marrë përfundimisht futbollistin.
Plani do të ishte ai i shkëmbimit me André Silva, që ishte tranferuar hua tek Eintracht Frankfurt dhe ka patur një rendiment të mirë.
Pengesa është pika që i jep Fiorentinës të drejtën për të fituar rreth 50% të shifrës së dhënies së Rebic.
Eintracht Frankfurt do të donte të ngrinte vlerën e kroatit për të mos humbur shumë para.
Por Milani nuk duket se ka si qëllim të fusë buxhet ekstra në marrëveshje.
Do duhet gjetur një dakortësi mbi çmimin e Rebic dhe André Silva për të arritur marrëveshjen.
Agjenti Ramadani po bën ndërmjetësin, sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport./milanclubalbania.al/