Rebic deshiron te qendroje ne Milano por Andre Silva mban pezull operacionin

Shkembimi me huazim dy-vjecar midis André Silva dhe Ante Rebic ishte operacioni i fundit i merkatos verore te Milanit. Portugezi e filloi sezonin me Eintracht Frankfurt me tre gola ne kater ndeshje dhe pas nje periudhe renieje, ai u kthye te shenoje rregullisht ne muajin e fundit para ndaleses per shkak te emergjencs se koronavirusit, ndersa kroati, pas nje pjese te pare te kampionatit si nje objekt misterioz, shpertheu ne vitin 2020 dhe eshte bere nje nga gurthemelet e Milanit te Piolit.

Intervistuar nga Bild, André Silva foli me fjale pozitive drejt klubit gjerman dhe nuk fshihte deshiren e tij qe te qendroje ne Eintracht: “Ata me trajtojne mire, me pelqen qyteti, tifozet dhe ka shume arsye qe me shtyjne te qendroj “. Sulmuesi portugez, pra, nuk duket i gatshem te rikthehet ne Milano dhe nuk ka pendohet per deshtimin e tij tek kuqezinjte.

Nderkohe, Sipas Tuttosport, Ante Rebic nuk deshiron te ndryshoje skuadren. Nese ne pjesen e pare te sezonit ai vuajti shume, pas pushimit te Krishtlindjeve kroati shpertheu fale kalimit ne 4-2-3-1 dhe ardhjes se Ibrahimovic. Rebic deshiron te qendroje dhe te behet nje lojtar i Milanit. Tani eshte e nevojshme nje marreveshje per te mbajtur lojtarin ne skuader. Nje qendrim i portugezit ne Frankfurt padyshim qe do te favorizonte transferimin por deri tani Eintracht nuk eshte i bindur plotesisht per te mbajtur Andre Silven. Nese nuk gjendet ndonje marreveshje, do te duheshin 25 milion € per te rrembyer Rebic nga gjermanet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu