Rebic apo Leao? Ftohtësia apo fiziku? Debati për alternativën Ibrahimovic në qendër të sulmit!

Midis entuziazmit për ardhjen e Tonali dhe kureshtjes për të parë Brahim Diaz në fushë, shumë tifozë kuqezi po pyesin nëse është apo jo e përshtatshme të bëhet një investim për një zëvendës Ibrahimovic.

Në një merkato të çuditshme, të ndryshëm dhe të përbërë nga mundësi apo okazione, drejtuesit gjithmonë kanë pohuar se një goditje e këtij lloji do të bëhet vetëm nëse përfaqëson një mundësi reale.

Në mes të nevojave taktike dhe organike, në fakt, Pioli ka mundësinë e përshtatjes së disa lojtarëve sulmues në rolin e sulmuesit të parë siç janë, për shembull, Rebic ose i riu Rafael Leao.

Juve-Milan in vista: Rebić e Leão per non far rimpiangere Ibra | DAILY MILAN

Megjithëse të dy nuk kanë karakteristikat fizike ose teknike të Ibrahimovic. Por, nëse është e nevojshme, si kroati ashtu edhe portugezi mund të përfaqësojnë dy alternativa të mundshme.

Rebic – Duke vlerësuar kroatin si një sulmues të parë, mund të identifikojmë disa “pro” dhe “kundër”.

Në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, në fakt, Rebic tregoi një ftohtësi të akullt përpara portës e kombinuar kjo me një intensitet të konsiderueshëm fizik.

Midis lojtarëve kuqezi që vrapojnë më shumë, kroati ka një prirje të madhe për të ushtruar presion te mbrojtjet kundërshtare dhe merr pjesë në lojë skuadre.

Rebic-Leao, ora tocca a voi: Pioli si affida a loro per sostituire  Ibrahimovic

Pavarësisht nga këto karakteristika, Rebic, duke folur fizikisht, është i pajisur me një shtatlartësi të konsiderueshme (185 cm) por në nivel muskulor ai nuk është sulmuesi tipik i parë i aftë për të ngritur ekipin lart.

Në fjalorin e futbollit, Rebic përfaqëson klasikun “falso nueve”, pra numri “9 i fshehur”, potencialisht për modulet e tjera, por jo për 4-2-3-1 të Stefano Pioli.

Në rast nevoje, sidoqoftë, sulmuesi kroat është një lojtar të cilit mund t’i besosh, edhe si zëvendës Ibrahimovic.

Leao e Rebic non convincono: la priorità è recuperarli

LEAO – Një nga çështjet më të debatuara sezonin e kaluar, pa dyshim, ishte roli i Rafael Leao: midis atyre që e vlerësuan atë si sulmues të parë dhe atyre që e portretizuan si një anësor, portugezi tregoi gjëra shumë të mira më shumë si sulmues krahu se sa qendre.

Karakteristikat teknike të Leaos e pikturojnë portugezin si një lojtar shumë të talentuar, me shpërthime dhe galopime me top, por dhe një fizik të admirueshëm.

Duke folur fizikisht, Leao ka të gjitha kredencialet për të plotësuar rolin e zëvendës Ibrahimovic, por ai mëkaton me ftohtësinë: në fakt, gjatë sezonit, portugezi humbi disa gola të thjeshtë dhe disa zgjedhje teknike të lehta për shokët.

Në këtë kuptim, stërvitja e fortë dhe vendosmëria mund ta ndihmojnë portugezin të përmirësohet përpara portës dhe të jetë në gjendje të fitojë vendin si alternativë e vlefshme për Ibrahimovic në rolin e sulmuesit të parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu