“Rebelimi” i Chiesa-s, Commisso e thumbon: Fiorentina e bëri lojtar! I premtova të atit por…

La Gazzetta dello Sport intervistoi presidentin e Fiorentinës, Rocco Commisso, i cili, ndër të tjera, foli edhe për të ardhmen e Federico Chiesa, një futbollist edhe në orbitën “Milan”.

Kontrata e tij do të skadojë në vitin 2022 dhe për këtë arsye duhet parë se çfarë do të ndodhë nga tani e tutje, pasi sulmuesi nuk është fort i kënaqur për të qëndruar dhe rinovuar.

“Çfarë do të ndodhë? Nuk e di. Këto ditë do të flas me djalin. Në kohën e duhur i premtova babait të Chiesa se do ta lija të lirë përpara një oferte të drejtë. Federico preferoi të mos merrte në konsideratë disa kërkesa që kishin mbërritur nga jashtë vendit pasi është viti i Kampionatit Evropian”.

“Ai dëshiron të bëjë mirë në Itali për të bindur trajnerin Mancini. Por, duhet të kujtojë se Fiorentina e ka rritur dhe e ka bërë atë që është sot! Duhet të bëjë gjërat e duhura. Kam dëgjuar të flitet se vlera e lojtarëve pas pandemie ka rënë shumë, por futbollistët e mirë nuk mund të kenë vlerë të ulët, ndaj atyre nuk u ka rënë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu