“Realizova ëndrrën si fëmijë, por rezultati…”

Rafael Leao foli me mikrofonat ‘Milan TV’ pas Liverpool-Milan, ndeshja e parë e Grupit B të Ligës së Kampionëve 2021-2022. Portugezi u paraqit mire ne 45′ e para dhe ishte asistues i golit te Rebic.

“Unë jam pak i zhgënjyer sepse kemi humbur, por jam krenar sepse luftuam deri në fund”

Një ëndërr e realizuar: “Ishte një ëndërr e fëmijërisë për të luajtur në këtë kompeticion. Unë mendoj se kemi mësuar nga kjo ndeshje, kemi luajtur me një ekip të madh në një stadium të madh me tifozët që ndihmuan Liverpoolin.

Ne bëmë dy gabime dhe ata realizuan dy gola. Ne duhet të mësojmë “

“Ne humbëm, por i treguam Liverpoolit por edhe të tjerëve se mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

Për Juventusin: “Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të mirë. Është një ndeshje që çdo lojtar dëshiron te luaje, por ne jemi Milan, ne duam të fitojmë dhe të qëndrojmë të parët në renditje”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu