Realizohet ëndrra e familjes Hernandez, tani mbetet dëshira e fundit… Deschamps zbulon motivin

Lucas Hernandez dhe Theo Hernandez më në fund së bashku me ekipin kombëtar.

Kjo është surpriza e rezervuar për dy vëllezërit nga trajneri Didier Deschamps, të cilët përfshinin lojtarin e Milanit mes mesfushorëve.

Ky është shpjegimi: “Lucas mund të luajë si qendërmbrojtës ose mbrojtës i krahut.

Ai u rrit si qendror edhe pse luante më shumë me ne si mbrojtës i krahut.

Më lejon të kem disa opsione.

Theo e futa si mesfushor sepse ai është një lojtar mjaft sulmues. Le të themi gjysmë mbrojtës dhe gjysmë sulmues. Kështu që e vendosa atë në mes…”.

Do të jetë hera e parë që dy vëllezërit do të stërviten bashkë në ekipin kombëtar francez dhe madje mund të ndodhë që në fushë të luajnë të dy njëkohësisht…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu