Reagon klubi i Milanit, tani tifozët e Lazios rrezikojnë ta pësojnë keq! Komunikata për Bakayoko

Milan-Lazio vazhdon… Jo në fushe, por për një episod jashtë fushës, ose koret ndaj Bakayoko.

Thirrjet raciste kane ardhur nga sektori i tifozeve miq kundër mesfushorit të Milanit, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë.

Sapo ai ka zbritur ne fushe ata kane permendur “bananen” ndaj tij…

Klubi kuqezi e ka bërë të ditur, përmes kanaleve të tij, se po shqyrton lëvizjen në vendet e duhura për të raportuar incidentin, madje duke iu referuar FIGC per hapjen e nje hetimi qe mund te conte ne skualifikim te tifozerise se organizuar te Lazios.

Kjo është deklarata e klubit: “Lidhur me thirrjet diskriminuese në adresën e lojtarit tonë Tiemoué Bakayoko nga sektori i mysafirëve dhe të paralajmëruar nga disa gazetarë dhe spektatorë, AC Milan, pas kontrolleve të duhura, po konsideron të paraqesë një ankesë në FIGC”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu