REAGON IBRA: Në botën e Zlatanit nuk ekziston Racizmi! Ne jemi të gjithë futbollistë, por ka disa…

Pas episodit mes tij dhe Lukakut në fund të pjesës së parë të derbit të Milanos, Zlatan Ibrahimovic ka reaguar sot zyrtarisht në rrjetet sociale.

Suedezi kërkoi falje përpara ekipit të tij dhe u betua se nuk kishte përdorur kurrë fjalë raciste, sidomos ai që është persekutuar gjithmonë me fjalën “cigan” në çdo fushë!

Akuzat për racizëm ndaj Lukakut janë lajmi i ditës, por Ibra sqaron me këtë mesazh: “Në botën e ZLATAN nuk ka vend për RACIZËM.

Ne jemi të gjithë të së njëjtën racë – të gjithë jemi njësoj!! Ne jemi të gjithë FUTBOLLISTË, disa më të mirë se të tjerët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu