Sandro Tonali-Milan, e kryer! Tani vetëm firmat mungojnë. Ai ka zgjedhur numrin “8” duke ia kërkuar Gattusos, edhe pse Suso e mbajti i fundit!
Që nga 1995/96, sezoni në të cilin filloi numërimi nga 1 në 99 në Serie A, fanella e Milanit me nr.8 ka pasur vetëm shtatë “pronarë”.
I pari ishte Boban (95/96), pastaj Desailly (97/98) dhe Donadoni (98/99), i ndjekur nga Rino Gattuso i cili e veshi atë fanellë nga 1999 në 2012.
Pas lamtumirës së mesfushorit kalabrez numri “8” kaloi te Nocerino, më pas te Saponara dhe më në fund te Suso, i cili e veshi atë deri në Janar 2020
Sandro Tonali do të jetë lojtari i 8 i Milanit me këtë numër fiks në supet e tij…