Rashica te kuqezinjtë? Agjenti i tij Altin Lala fluturon në Milano

Sipas asaj që raportohet nga Bild, e ardhmja e Milot Rashicës është akoma në dyshim.

Nuk përjashtohet një qëndrim tek Werder Bremen, por ndërkohë agjenti i tij po merr parasysh të gjitha ofertat.

Laipzig është skuadra favorite për të marrë kosovarin, por nuk ka ndërmend të paguajë shifrën prej 25 milionë eurove të kërkuar nga Werder.

Lajmi është se agjenti i tij, Altin Lala, i cili ka fluturuar drejt Milanos këto ditë ku ka publikuar një foto në Instagram.

Madje ka marrë edhe koment nga vetë Rashica që lë më shumë se një dyshim për një të ardhme të mundshme të tij në Itali.

Në fund të kësaj jave, do të bëhet e ditur nëse bisedimet mes agjentit dhe yllit nga Vushtria kanë shkuar mirë, apo nuk është arritur ende akordi./milannews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu