Rashford sfidon Milanin: Gati për të dominuar dhe shënuar gola në San Siro! Mbi Ibra ju them…

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të Milan-Manchester United, Marcus Rashford u ndal në disa tema. i rikthyer në sulmin e “Djajve të Kuq”, sulmuesi anglez mezi pret përballjen me kuqezinjtë.

Si ndiheni tani dhe sa jeni të paduruar për ndeshjen?

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe ndihem pozitiv dhe optimist. Në paraqitjen e parë treguam se mund të bëjmë mirë në pozicione të vështira, por tani, duke shkuar në San Siro, do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje dominuese dhe të shënojmë gola”

E kuptojmë që ju keni një problem në shpatull: a mund të kërkojë një operacion pas Europianit?

“Unë përqendrohem vetëm në ndeshjen e ardhshme dhe kështu do të vazhdoj. Ajo që nevojitet më vonë do të jetë temë për t’u përballur më vonë, por qëllimi im kryesor është thjesht të jem në dispozicion për ndeshjet”.

Si do ta vlerësonit formën tuaj këtë sezon?

“Çdo vit është ndryshe dhe si lojtarë e vetmja gjë që mund të bëjmë është të përgatitemi mirë, të stërvitemi mirë dhe të përballemi me lojën në një mënyrë pozitive, edhe nëse jemi të lodhur ose jo të lodhur. Kjo është atmosfera që menaxheri ka sjellë në klub. Lojtarët janë të kënaqur me këtë dhe ne e kuptojmë që çdo ndeshje mund të mos shkojë ashtu siç ishte përgatitur”

Çfarë do të thotë të kualifikohesh dhe të fitosh këtë kompeticion?

“Ky është qëllimi kur fatkeqësisht u eleminuam nga Champions League. Qëllimi ishte të fitonim Europa League. Çdo gjë më pak se kaq, unë e di që nuk do ta bëjë ekipin, menaxherin dhe stafin të lumtur. Synojmë të fitojmë këtë kompeticion”.

A jeni i shqetësuar për shërimin tuaj ose kthimin tuaj pas lëndimeve?

“Unë e njoh trupin tim dhe e di se çfarë mund të bëj fizikisht dhe kaq. Unë luaj dhe kjo është jeta e një futbollisti. Ne mund të pushojmë kur të dalim në pension dhe tani dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur”.

Çfarë ndikimi kishte Zlatan Ibrahimovic në karrierën tuaj dhe a ka ndonjë krahasim me Bruno Fernandes?

“Po, mund ta thoni atë. Mendërisht, ata të dy janë të fortë dhe duan të fitojnë ndeshjet. Kjo është atmosfera dhe kultura e këtij klubi, kështu që ne duhet të fillojmë ta bëjmë atë tani; ne duhet të fillojmë të fitojmë trofe dhe të hedhim hapa lart! Ndeshja e nesërme është një mundësi për ne që të bëjmë një hap përpara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu