“Raporti i miqësisë”, afron një tjetër transferim në janar nga Madridi në Milano?

Së shpejti një tjetër Diaz mund të vijë te Milani dhe po nga Real Madrid. Po flasim për Mariano Diaz, që mund të vijë për të qenë zëvendësi i Zlatan Ibrabimovic duke qenë se edhe Colombo mund të jepet në huazim në një skuadër të Serie B.

Mundësia që Milan të marrë Mariano Diaz thuhet të jetë e hapur duke pasur parasysh se ata kanë një marrëdhënie të mirë biznesi me Real Madrid.

Siç dihet, kuqezinjtë janë me të vërtetë në mes të gjuetisë për një sulmues të ri për tregun e transferimeve dimrin e ardhshëm.

Një seri emrash filluan të bashkangjiteshin me kuqezinjtë, duke filluar nga Edin Dzeko dhe deri te Mariano Diaz.

Arsyeja është e qartë pse Milan ka nevojë për një sulmues të ri. Ekipi ka nevojë për një gomë rezervë për Zlatan Ibrahimovic me thuajse të njëjtat karakteristika.

Faqja “Sempre Milan” shpjegon se Mariano Diaz dëshiron të ndryshojë ambjent pasi nuk gjen minuta me Zinedine Zidane.

Ai nuk ishte në gjendje të konkurronte me Karim Benzema dhe Luka Jovic për sulmin.

Si rezultat, një nga mënyrat për të shpëtuar karrierën e tij është të largohet nga Real Madrid dhe të bashkohet me një ekip tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu