Rangnick konfirmon interesimin e Milanit: “Nuk me intereson aspekti financiar, ajo qe dua…”

Ralf Rangnick, emri i te cilit qendron ne pol per stolin e Milanit, eshte rikthyer serish te flase per interesimin e kuqezinjve per te. I pyetur nga “Mitteldeutsche Zeitung”, gjermani shpjegoi se cfare ka ndodhur gjate ketyre muajve. “Ka pasur nje interesim te Milanit, por pas Koronavirusit ka pasur gjera te tjera per t’u marre ne konsiderate, pervec asaj nese jam njeriu i duhur per ta ose anasjelltas”.-tha gjermani.

Rangnick shpjegoi me tej se çfare pret nga pervoja e tij e ardhshme, duke perjashtuar deshiren per te marre pjese ne çeshtje financiare: “Gjithmone varet nga klubi, por une nuk jam i interesuar per aspektet financiare. Per mua eshte me rendesi te kem ndikim, kjo nuk ka aspak lidhje me fuqine e plote, edhe pse ne situata te caktuara duhet te ecesh perpara me gjera te caktuara”.

Gjermani foli edhe per Timo Werner, yllin e Leipzig, emri i te cilit eshte lidhur edhe me Milanin: “Une e njoh familjen e tij. Ai duhet te vazhdoje te permiresohet, veçanerisht ne rendimentin e tij. Do te isha i lumtur nese ai do te qendronte. Por nese largohet do te duhet te marre ne konsiderate nese tek klubi tjeter qe do te shkoje, do te luaje rregullisht si ne Leipzig”.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu