“Rangnick do te sherbente me shume si trajner”/ Flet mbrojtesi: “Ju tregoj filozofine e tij…”

Jane gjithnje e me kembengulese zerat se Ralf Rangnick do te jete trajneri i ardhshem i Milanit. Por, per te nohur filzofine e gjermanit, redaksia e MilanNews.it kontaktoi me Marvin Compper, mbrojtes i cili ka punuar me Rangnick per 7 vjet, midis Hoffenheim dhe Red Bull Leipzig. Me poshte intervista e plote:

Cfare kujtime keni per Rangnick?, Compper:”Kam punuar me te per 7 vjet dhe eshte nje njeri qe mund t’i sjelle identitet nje shoqerie. Ai e beri ate ne Hoffenheim, Leipzig, gjithashtu tek Schalke dhe ka treguar shume cilesi “.

Si ishin stervitjet me te? A eshte nje person shume i ngurte dhe taktik?, Compper: “Jo, eshte shume i qarte, nese lojtaret e ndjekin e mesojne shpejt stilin e tij. Ekipet e tij dallonin gjithmone per nga stili i lojes. Trajnimi dhe idete e tij taktike ishin gjithmone shume te qarta dhe kjo u pa ne fushe “.

A mund te jete profili i duhur per Milanin?, Compper: “Mund te jete nje profil i duhur per Milanin sepse kuqezinjte vitet e kaluara jane perpjekur te kthehen nivele te larta, por nuk kane pasur sukses. Kur isha tek Fiorentina kam shkembyer fanellen me nje lojtar te Milanit dhe aty ishte mbishkrimi: “Klubi me i titulluar ne bote”, dhe per t’u rikthyer te qenurit kaq i rendesishem, nevojitet nje fillim i ri per sa i perket nivelit te identitetit e stilit “.

Ende nuk eshte e qarte nese ai deshiron te jete drejtor sportiv, trajner apo te dyja bashke ne Milano., Compper: “Mendoj se fillimisht ai eshte me i dobishem si trajner. Tek Leipzig ai filloi si drejtor sportiv, dhe kur nuk gjeti nje teknik te duhur ai i beri te dyja rolet. Shkoi mire, u ngjitem ne Bundeslige dhe arritem te gjenim nje trajner si Ralph Hasenhüttl. Nese mberrin ne Milano, besoj se ne fillim ai mund te sherbeje me shume si trajner ”.

A mund te jete i rendesishem edhe per zgjedhjet e merkatos?, Compper: “Po do te ishte shume i rendesishem sepse ai gjithmone ka nje vizion te plote te gjerave, ai mendon per gjithçka. Pra nuk i majfton vec te trajnoje, ai gjithashtu duhet te zgjedhe profilin e lojtareve qe kerkon te stervise.

A mund te ngadalesoje nje operacion te mundshem Rangnick-Milan situata e koronavirusit?, Compper: “Nuk e di, mendoj se kjo situate ka ngadalesuar gjithçka. Ka paqartesi ne lidhje me sezonin e ardhshem. Edhe ne Gjermani, ne divizionin e trete, rifilluam stervitjen 5 jave me pare: kemi filluar ne grupe prej 5 dhe tani stervitemi me 10 lojtare. Ne tre jave mendojme se mund te kthehemi ne loje, duke shpresuar se do te mund te fillojme perseri seriozisht “.

A eshte e vertete qe frymezohet nga Arrigo Sacchi per lojen e tij ofensive?, Compper: ” Mendoj se Sacchi ka patur ndikim te madh mbi te. Kam pare ndeshjet e Milanit te tij por ishte nje epoke ndryshe. Por mund te them qe loja e skuadrave te Rangnick eshte gjithmone me shume intensitet. Llogariste dhe sa hapesire ​​do t’u linte kundershtareve. Ai studionte menyren e tyre te lojes dhe ne, ne periudha te ndryshme te ndeshjes, ushtronim presion ose i linim hapesire kundershtareve ne baze te asaj qe pergatisnim ne stervitje.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu