Rakitic-Barcelona marredhenie te tensionuara, Milan e Juventus mund te perfitojne

Ivan Rakitic se shpejti mund te perjetoje nje “divorc” me Barcelonen. Mesfushori kroat se fundmi eshte shrehur se kerkon qartesi per te ardhmen e tij dhe nuk lejon qe te trajtohet si nje “thes me patate”. Kontrata e tij qe skadon ne vitin 2021, si dhe tensionet e fundit mes paleve sic duket po e shtyjne klubin spanjoll qe ta shese lojtarin.

Deri me tani situata duket e komplikuar dhe Blaugranet, siç raportohet nga ‘Mundo Deportivo’, nuk kane qellim qe lojtarin ta japin ne huazim por kerkojne shitjen e plote te tij. Pa nje transferim, pra, hapesira tek Barcelona per nje pozicion titullari per Rakitic do te qe shume e vogel.

Spanjollet deshirojne te fitojne para nga lamtumira e kroatit dhe per kete arsye ideja Sevilla nuk bind. Rakitic i cili eshte ne radarin e Milan, Juventus dhe PSG, do t’i pelqente nje rikthim tek Sevilla, por pa nje oferte konkrete veshtire se Barcelona do te lejonte nje gje te tille. Duhen para per te bindur katalanasit dhe per kete arsye kuqezinjte dhe bardhezinjte mund te shpresojne per kroatin, por duhet te sigurojne driten jeshile nga vete lojtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu