Raiola shpërthen ndaj gazetarëve: Lëreni të qetë Donnarumma! Ibra? Ju pata thënë (VIDEO)

“Donnarumma duhet të lihet i qetë, sepse ai po përpiqet të bëjë diçka shumë të rëndësishme për Milanin dhe karrierën e tij. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Gjithçka. Pjesa tjetër bëhet pa kamera, pa gazetarë, në vendet e duhura”.

Mino Raiola ka komentuar sot pasi doli nga zyrat e Lega Calcio.

Performanca e shkëlqyer e Ibra-s ju ka mahnitur?
“Kjo të mahnit vetëm ty, unë tashmë kisha thënë se i vetmi që mund të shpëtonte Milanin ishte Zlatan.

Gjesti pas golit? Nuk e di, pyesni atë … Unë e di që Zlatan është dikush që përmirëson veten dhe ekipin, jam krenar dhe shumë i lumtur si për të ashtu edhe për Milanin dhe tifozët e tij”

https://streamable.com/z22se4

A ju pëlqen ky version i ri i Ibrahimovic si një figurë publike (Sanremo)?
“Zlatan ka qenë gjithmonë i tillë, por dikush po e kupton vetëm tani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu