Raiola propozon talentin e ri, Milani merr kohë!

Për sulmin, përveç Vlahovic dhe Belotti, duhet marrë parasysh edhe një tjetër emër dhe që konsiderohet si një futbollist zbulim në Holandë.

Po flasim për Myron Boadu, talenti i datëlindjes 2001 dhe që është në pronësi të AZ Alkmaar. Ashtu si shkruan Tuttosport, sulmuesi shtatlartë mund të jetë karta fituese e Raiola për të bindur kuqezinjtë për rinovimin e Donnarumma duke kënaqur agjentin edhe me ndonjë komision.

Natyrisht, duhet parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve kuqezi dhe dyshes Maldini-Massara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu