Raiola kërkon rrogë të çmendur për Donnarumma, Milani propozon ndryshe! Klauzola rruga e mesit

Pas Ibrahimovic, drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të negociojnë përsëri me Mino Raiola, këtë herë për rinovimin e Gigio, kontrata e të cilit me kuqezinjtë do të skadojë vitin e ardhshëm.

Djali dëshiron të qëndrojë, por ai ende ka nevojë të ulet në një tavolinë me agjentin, i cili do të përpiqet të sigurojë kushtet më të mira për klientin e tij.

PROPOZIMI – Siç është raportuar nga Corriere della Sera, bisedimet me Raiola do të fillojnë këtë muaj, me vetëdijen se negociatat nuk do të jenë të shkurtra dhe as të thjeshta.

Notizie Milan - Donnarumma e gli altri rinnovi dei big di Serie A

Donnarumma fiton 6 milion euro neto në vit, Milani – i cili po punon për të ulur borderonë totale të skuadrës – synon të propozojë një rinovim në të njëjtat shifra, por duke përfshirë bonuse si kualifikimi në Champions apo arritjet sportive.

Por menaxheri i Gigio tashmë ka kërkuar një pagë prej 10 milion eurosh në sezon. Me pak fjalë, ekzistojnë të gjitha kushtet për një tjetër “betejë” me Raiola. Drejtuesit kuqezi të përdorin dëshirën e Donnarumma për të qëndruar në Milanello dhe synimin për të ndërtuar një ekip fitues, por të bindësh agjentin e fuqishëm nuk do të jetë e lehtë.

Përfshirja e një klauzole të lirimit, në shifra relativisht të ulëta, ndoshta do të jetë e nevojshme për të arritur një marrëveshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu