Raiola kërkon para, pezull kontratat e Ibrahimovic-Donnarumma

Pas Stefano Piolit, Milani po punon edhe për rinovimin e kontratës së sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, por negociatat me menaxherin Mino Raiola nuk janë asnjëherë të lehta dhe për momentin gjithçka ka mbetur pezull.

Kjo pasi klubi i Milanit i ka ofruar sulmuesit 39-vjeçar një kontratë një vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, plus një milionë euro në formë bonusi, ndërsa nga ana tjetër Raiola këmbëngul për një pagë fikse prej 7.5 milionë eurosh.

Aktualisht bisedimet kanë mbetur pezull, por shumë shpejt kuqezinjtë dhe Raiola pritet të ulen sërish në tavolinë, ku përveç kontratës së re të Ibrës, do të duhet të flasin edhe për rinovimin e portierit Gianluigi Donnarumma.

Edhe këtij të fundit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe Milani do të provojë të rinovojë për të paktën edhe dy sezone të tjera, ose në të kundërt do të marrë në konsideratë ofertat për ta shitur menjëherë.

Për Donnarummën te Milani janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, për të rinovuar deri më 2023-shin, ndërsa Raiola kërkon edhe përfshirjen e një klauzole për prishjen e kontratës në këmbim të 40-50 milionë eurove.

SUPERSPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu