Raiola kërkon 10 mln euro rrogë, gazetari i njohur i drejtohet Donnarumma me letër: Gigio, kam 3 reflektime për ty!

Sipas La Gazzetta dello Sport, qëllimi i Mino Raiola, i cili për disa javë ka qenë në bisedime me menaxherët e Milanit për rinovimin e Gianluigi Donnarumma, është shumë i qartë: me kërkesën për një pagë prej 10 milion eurosh në sezon, agjenti i njohur italo-holandez synon ta bëjë Gigio një nga portierët më të paguar në botë dhe të vazhdojë te Milani për shumë vite.

Veç kësaj, Raiola nuk do të donte për 5 vite pasi sipas tij është kohë e gjatë dhe se portieri nuk do të kishte mundësi rritje të mëtejshme. “Lëreni të qetë Gigion të luajë dhe të mendojë për Milanin. Puna ime se çfarë flas me drejtuesit dhe do ta bëj larg kamerave dhe në fshehtësi, jo që ta dini ju”, iu tha ai gazetarëve ditën e djeshme.

Në faqet e Corriere dello Sport, Franco Ordine, gazetari i njohur i besimit kuqezi, shkroi një letër drejtuar Gigio Donnarumma:

“I dashur Donnarumma, paranteza është e domosdoshme: këto radhë nuk synojnë të marrin vendimet profesionale të portierit të Milanit, por janë disa reflektime që kanë të bëjnë me punën tonë të zakonshme, natyrisht nga vende të ndryshme…

Shënimi i parë: do të ishte shumë e komplikuar për ty dhe të dashurit e tu të shpjegonit nënshkrimin në kohën e Milanit me një pronar të mundshëm (Yonghong Li), një trajner të lëkundur (Montella), një renditje depresive dhe një drejtor sportiv (Mirabelli) me, për të thënë, mënyra të diskutueshme dhe duke mohuar firmën e Milanit të parë në renditje, me një pronësi shumë solide (Elliott), një trajner zbulim (Pioli) dhe një shef të zonës sportive që përgjigjet për emrin dhe të kaluarën, Paolo Maldini.

Pika e dytë e reflektimit: zgjatja e kësaj tratative rrezikon që të kompromentojë momentin magjik dhe klimën e bukur në Milanello për t’i dhënë jetë, më vonë, në qershor, një përfaqësimi djegës dhe helmues kur të jetë koha për të zhvilluar Europianin.

Eksperienca e jetuar në Poloni me Europianin U-21 disa vite më parë mund të jetë kujtesa më e mirë për ty.

Kapitulli i tretë dhe i fundit: të kërkosh, siç ka bërë Raiola, 10 mln euro neto (20 mln euro bruto në një bilanc që është i rënduar edhe nga borxhet e mbledhura ndër vite) në këto kohë ku ka shumë lojtarë që nuk kanë marrë rrogën do të thotë që bota ka ndryshuar në shkurt 2020. Jetë të lumtur, i dashur Donnarumma”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu