Rafa Leao, mesazh Stefano Piolit: Aty bëj diferencën! Kam dy qëllime sivjet

Sportmediase intervistoi Rafael Leao për të folur për momentin e Milanit dhe fillimin e tij të sezonit. Në veçanti, debutimin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit, në humbjen 2-3.

“Të luash në Ligën e Kampionëve ishte një emocion i madh – tha Leao – Ka qenë gjithmonë ëndrra ime, emocionuese për mua dhe për familjen time. Doja të arrija në këtë pikë dhe tani më në fund jam atje”.

Për ndeshjen kundër Juventusit: “Një ndeshje e madhe kundër një ekipi të madh. Ne do të duhet të jemi të kujdesshëm, por ne shkojmë atje me synimin për të fituar, jemi të parët në renditje dhe kemi besim.

Scudetto? Shumë herët për të folur për të, natyrisht nëse do të fitonim ne do të rrisnim hendekun. Por është shumë herët”.

Për rolin dhe qëllimet: “Më pëlqen të luaj në të majtë te sulmit, mendoj se mund të bëj një ndryshim në driblime tnje kunder nje duke filluar nga e majta.

Qëllimi është të fitojmë Scudetton dhe të luajmë Ligën e Kampionëve si protagonistë, nuk do të kishte asgjë më të mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu