Rabiot zbulon nga Franca: Nuk e binda unë Maignan, por i thashë vetëm diçka mbi Milanin!

Në konferencën për shtyp, mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot foli për transferimin e portierit Mike Maignan në Milano te kuqezinjtë.

Duke qenë se e ka shok skuadre te kombëtarja e Gjelave, Rabiot zbuloi se çfarë i ka thënë ish-portierit të Lille…

“Unë nuk kisha asnjë rol në ardhjen e Maignan në Itali. Kishte shumë thashetheme, thjesht i thashë se do të ishte mirë për të, veçanërisht në një ekip si Milani që ka rilindur në sezonet e fundit.

Maignan është një punëtor i palodhur, shumë ambicioz dhe gjithmonë ka një dëshirë të madhe për tu përmirësuar. Jam i sigurtë se do të bëjë mjaft mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu