“Quajeni të kryer!” Pellegatti jep lajmin e merkatos

I

Me një video në kanalin e tij në YouTube, gazetari dhe tifozi kuqezi, Carlo Pellegatti tha fjalën e tij mbi situatën në lidhje me Olivier Giroud dhe Milan. Pellegatti deklaroi:

“Kam ardhur në një bindje, të mbështetur nga fjalët e vetë Olivier Giroud. Lojtarit vazhdon t’i bëhet e njëjta pyetje në lidhje me minutat e luajtura në sezonin që sapo përfundoi me klubin!

Shtypi francez ka dyshime për gjendjen e tij fizike, dhe Karim Benzema tani është kthyer në ekipin kombëtar. Giroud do të dëshirojë të flasë qartë me Chelsea, sepse nëse ai vazhdon të luajë pak, ai mund të humbasë vendin e tij në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës të vitit të ardhshëm.

Duke folur për Milanin, sulmuesi i Chelsea tha se ai gjithmonë i ka admiruar kuqezinjtë, kështu që unë nuk kam më dyshime se ai ka zgjedhur Djallin.

Përpjekja e Chelsea është të sjellë në shtëpi disa milion nga shitja e Giroud, por Milani dëshiron që lojtari të  afrohet vetëm me zero, duke qenë se kontrata e tij është gati të skadojë.

Vetë Chelsea do të preferonte ta jepte lojtarin në klube të huaja dhe jo-angleze. E përsëris, për mendimin tim në fund Giroud do të jetë një lojtar i Milanit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu