Pyetja “ngacmuese” mbi merkaton ndaj Piolit dhe përgjigjia diplomatike e trajnerit kuqezi!

Pa iu dridhur qerpiku në konferencën për shtyp! Stefano Pioli, me qartësinë dhe qetësinë e zakonshme iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në funksion të ndeshjes kundër Lazios të caktuar për nesër në orën 18 në stadiumin “San Siro”.

Gjatë rrjedhës së konferencës, një pyetje erdhi edhe për mesfushorin Luis Alberto, i cili kishte pasur probleme me klubin në fillim të sezonit dhe ishte gati të largohej nga Lazio per t’u veshur me fanelen kuqezi.

Milani ishte i interesuar për të, por Lazio nuk mori asnjë ofertë konkrete.

Kur u pyet për mesfushorin sulmues spanjoll, Stefano Pioli u përgjigj si më poshtë:

“Luis Alberto nuk është absolutisht një keqardhje për ne. Unë kurrë nuk i kam bërë një kërkesë të veçantë klubit”.

Me siguri dikush me karakteristikat e Luis Alberto do të ishte i përshtatshëm për Milanin, por trajneri kuqezi ishte i prirur të specifikonte se ai kurrë nuk i kërkoi Maldini ta blinte atë…

The player of Lazio Luis Alberto and the player of Milan Brahim Diaz during the match SS Lazio-AC Milan at the stadio Olimpico. Rome Italy, April 26th, 2021 Rome Italy – ZUMAm169 0116973682st Copyright: xMassimoxInsabatox

Pioli beson se ekipi është gati ashtu siç është:

“Unë jam vërtet i lumtur me grupin që po stërvis. Nuk mendoj për asgjë tjetër, e vetmja gjë që më intereson janë lojtarët e mi dhe jam i kënaqur me atë që kam në dispozicion”.

Nesër i takon Brahim Diaz të sfidojë bashkatdhetarin e tij, me shpresën se numri dhjetë kuqezi do të jetë fituesi…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu