Publikohet lista kuqezi, sa mungesa për Piolin përpara derbit ndaj Interit!

Stefano Pioli ka publikuar listën e skuadrës në funksion të ndeshjes së mbrëmjes së sotme kundër Interit. Për ndeshjen e Coppa Italia nuk do të ketë në dispozicion si Mandzukic ashtu edhe Tonali.

Të dy kishin pasur probleme pas ndeshjes me Atalanta dhe ndaj nuk është dashur të rrezikohen.

Kroati mori një goditje në kavilje dhe ka ndjerë dhimbje edhe gjatë stërvitjes së fundit.

Milan gjithashtu do të duhet të bëjë pa Donnarumma të pezulluar dhe Bennacer të dëmtuar, i cili duhet të kthehet kundër Bologna. Vazhdon ende periudhën e rikuperimit Gabbia.

Gjithashtu asnjë tampon negativ ende për Calhanoglu që do ta ndjekë nga shtëpia. Musaçhio është pranë largimit dhe ndaj nuk është thërritur.

Rikuperohet në fund Pierre Kalulu për në mbrojtje.

Image

Këtu janë lojtarët e grumbulluar:

Portierë

A. Donnarumma, Jungdal, Tătărușanu.

Mbrojtës

Kalabri, Dalot, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli, Tomori.

Mesfushorë

Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Meïte, Saelemaekers.

Sulmues

Ibrahimović, Leão, Maldini, Rebić.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu