Portali 433 ka hartuar listën e 100 emrave të nominuar për Golden Boy 2021.
Në listë, përveç tashmë kampionëve të afirmuar si Musiala, Pedri, Bellingham dhe Camavinga (vetëm për të përmendur disa), është edhe kuqeziu Daniel Maldini.
Të pranishëm ishin edhe italianët Riçardo Calafiori, Niccolò Fagioli, Nicolò Rovella, Roberto Piçoli dhe Pietro Pellegri; brenda edhe Marcos Paulo, një talent brazilian i cili gjithashtu është ndjekur nga Milani ditët e fundit.
Duke u kthyer te Daniel Maldini, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet, duhet theksuar se në këtë pikë Milani duhet të marrë vendim nëse do ta mbajë ose jo dhe nëse do të duhet ta japë në huazim diku për të pasur hapësira pasi ka luajtur me pikatore në fillim të sezonit për kuqezinjtë.
Leao në dhjetor do të theksonte se “Daniel Maldini është më i talentuari, por duhet të shpërthejë dhe e pres që të ndodhë shpejt”.
Në listë edhe talenti shqiptar i kombëtares, Armando Broja, pjesë e Chelsea dhe sezonin e shkuar i huazuar te Vitesse në Holandë.