PSG nuk heq dorë nga Theo… “Kujdes, kam marrë vesh një informacion të bujshëm”

Sipas asaj që ka raportuar nga portali spanjoll Fichajes.com, PSG dëshiron të kthehet në sulm për Theo Hernandez verën e ardhshme.

Gjithmonë në kërkim të një krahu të majtë mbrojtës, parisienët e kanë identifikuar lojtarin e Milanit si një nga qëllimet kryesore dhe tashmë kishin bërë një sondazh në merkaton e fundit, por oferta e tyre nuk është marrë parasysh nga Maldini & Co, duke qenë se kontrata e francezit është deri në vitin 2024.

Natyrisht, Milani do të bëjë vlerësimet e tij dhe do të donte të rinovonte me lojtarin, që ndihet mirë kuqezi.

Por, kujdes, sepse Alessandro Jacobone, tifoz i Milanit dhe bloger i njohur sidomos në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm të bujshëm në videot e tij…

Sipas tij, Theo Hernandez që sot menaxhohet nga Manuel Garcia Quilon, i njëjti që menaxhon edhe Davide Calabria, është duke menduar ndërrimin e agjentit…

“Sipas asaj që kam marrë informacion, Theo Hernandez tashmë është mes dy zjarreve, sepse menaxherët që e kërkojnë për të marrë prokurën e tij janë dy më të famshmit dhe njërin në Casa Milan nuk e preferojnë as të fusë këmbët… (duke iu referuar Mino Raiola-s)

Sipas Jacobone, tjetri është Jorge Mendes i Cristiano Ronaldo & Co. Praktikisht, nëse Theo do të ndërronte agjent, atëherë duket qartë se në të ardhmen ka ndër mend të transferohet për t’u pasuruar edhe më shumë, si te PSG apo edhe ndonjë klub tjetër që ka mundësi ekonomike të ekzagjeruara.

Sot Theo fiton 1.6 mln euro, por Milani do t’i ofrojë kontratën e re në rreth 4 mln euro dhe bonuse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu