Mbrojtësi si domosdoshmëri, mesfusha si okazion! Milani i ka ndarë prioritetet këtë merkato dhe drejtuesi Maldini bashkë me trajnerin Pioli janë akorduar për linjat që duhet të ndiqen.
Megjithatë, emri i Tiemoue Bakayoko vazhdon të kumbojë në dyert kuqezi. Megjithatë, pritja ka një kufi dhe pretendimet e Chelsea vazhdojnë të mbeten të larta.
Kështu, sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë zbehen shanset. Ndërkohë, sipas “The Sun”, duhet regjistruar edhe një blitz i PSG për francezin.
Oferta e Maldinit ka mbetur një huazim me 3 mln euro dhe të drejtë blerje 20 që është refuzuar. Sipas The Sun, PSG ofron një huazim të njëjtë me “Djallin”, por të drejtë blerje më të lartë se Milani.