“Pse u shit Hauge, a mund ta dimë”… Tifozi pyet babain e Jens, përgjigjia e tij befason totalisht

Përvoja e Jens Petter Hauge në Milano zgjati vetëm një sezon, pasi në verë Milani e dha ate në huazim me detyrimin blerje në kushte të caktuara. Eintracht Frankfurt e donte atë fort dhe e rrëmbeu…

Klubi kuqezi e konsideroi atë të shitshem dhe në përgjithësi duhet të mbledhë rreth 13 milionë euro nga shitja e tij. Një fitim i mirë kapitali, pasi kishte investuar më pak se 5 milion euro për të blerë kartonin e tij nga Bodo / Glimt në 2020.

Në rrjetet sociale, një person pyeti Jan Ingvald Hauge, babain e Jens Petter, per arsyen e vërtetë pse djali i tij u shit nga Milani.

Kjo ishte përgjigjja: “Sinqerisht nuk mundem. Por shikoni Leao, Brahim, Rebic dhe Saelemaekers, aq të talentuar dhe të aftë. Kush duhet të ishte larguar? Asnjë pakënaqësi!

Familja Milan ka qenë fantastike dhe mbështetëse. Kjo është arsyeja pse ne ende e duam atë. Forza Milan, urimet më të mira!:,

Hauge preferon të mos thotë arsyen pse djali i tij u largua nga Milani. Në çdo rast, ai nuk shpenzon asnjë fjalë negative ndaj klubit Rossoneri dhe u uron atyre më të mirat…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu