“Pse Saelemaekers duhet gjithmonë në fushë me Milanin!”

Në editorialin e tij për Calciomercato.com, gazetari i njohur Mario Sconcerti, ka bërë një analizë të Milanit duke folur për rolin e Alexis Saelemaekers në skuadër.

“Pengesat e Milanit vazhdojnë, por ndryshojnë adresën. Mungesa që peshon më shumë është tani ajo e Kjaer dhe në rendin e dytë, Gabbia.

Kalulu i dha atë shpirt Destros të cilin të paktën futbolli ia kishte hequr ca kohë më parë. Por nëse Kiaer është në mungesën e tretë nga dymbëdhjetë ndeshje, Ibrahimovic është tashmë në të gjashtën, domethënë ai ka humbur gjysmën e kampionatit të luajtur deri më tani nga Milani.

Kjo sugjeron që duhet gjetur një ritëm më pajtues edhe për një përjashtim fizik si ai i Zlatan dhe se duhet kërkuar një zgjidhje më specifike për momentet e tij të pushimit.

Milani është gjithashtu një pajisje e shkëlqyeshme, por delikate, mjafton pak për ta ngatërruar atë. Boshti i ekuilibrit kalon përmjes një lojtari që jo më kot nuk ishte ndaj Parma-s dhe u detyrua dje ta niste nga stoli: Saelemaekers.

Nuk ka zëvendës, jo të paktën Castillejon. Saelemaekers është mesfushori i krahut që bashkë me Calabria mbyll fushën dhe e ngushton në një gjerësi prej 20 metrash.

Kur është ai në fushë, mesfushorët mund të mendojnë vetëm të ndërtojnë në hapësira të shkurtra, më të pranueshme. Sidoqoftë, shpresë! Të dielën kthehen thuajse të gjithë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu